Përplasja Istog-Ferizaj, cila i ka lojtaret me përvojë?

Hendboll

Përplasja Istog-Ferizaj, cila i ka lojtaret me përvojë?

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2019 Në ora: 12:15
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën në orën 17.30 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë do të ballafaqohen të pamposhturit Istogu dhe Ferizaj, në kuadër të javës së pestë të elitës së hendbollit të Kosovës.
Ferizaj është lidere me 8 pikë sa ka në pozitën e dytë edhe kampionia Istogu. 

Cila i ka lojtaret me më përvojë apo me top? Istogu i ka përqendruar të gjitha shigjetat nga lojtaret e jashtme, si Esma Muratoviq, që vlerësohet si motor i ekipit, pastaj Natalia Millatoviq, Suzana Ujkiq, Tina Hetemi, por edhe nga vendasja Albina Rugova.

Ferizaj ka lojtare me përvojë të madhe, si maqedonasja Meri Giçeva, që është në formë të lartë, po ashtu Shpresa Fazlija shumë e shpejt, Albulena Kelmendi dinake, pa e harruar edhe Albulena Bashën “e ashpër” në mbrojtje, Kaltrina Domanekun etj. Istogu përgatitet për fitore por e kanë edhe frikën se do të jetë sfidë e vështirë. Ferizajaset kanë tri opsione: e para, do ta përforcojnë mbrojtjen shumë dhe nuk do ta lejojnë Esmën që të gjuajë nga nëntëmetërshi.

E dyta, do të luajnë me kundërsulme dhe po ashtu edhe planifikojnë ta fusin edhe lojën një me një (raportohet se shumë po ushtrohet ky sistem), duke pretenduar se Istogu nuk ka përvojë në ketë drejtim. Po ashtu do të përdorën edhe pesë sisteme të lojës, pra do të ndërrohen sipas nevojës së rivales. Një përgatitje speciale e Ferizajt!

Burimet e fundit bëjnë me dije se Ferizaj në 20 minutat e para do të luajë lojë me ritëm të lartë dhe me starte në kufij të lejuarës, për faktin se e din saktë se si ndalen apo amortizohen Muratoviqi, Ujkiqi, Millatoviq e Rugova. Nga ana tjetër, Istogu nuk është në qetësi duke marr parasysh se Ferizaj ka ekip të mirë dhe që ka rritur edhe nivelin e lojës me kalimin e javës.

Ferizajasit planifikojnë që Muratoviqin, Ujkiqin, Rugovën e Millatoviqin, t’i mbajnë në presion të vazhdueshëm dhe mos të lejojnë asnjë milimetër të ikin. Ferizajaset po e përgatisin një sistem ndryshe dhe që mund t’i shkaktojë kokëçarje trajnerit të Istogut, Faruk Shalës.

“E gjithë forca është ruajtur kundër Istogut. Do të luajmë me gjithë shpirt dhe përvoja do ta tregoj edhe rezultatin në fund”, tha një burim i afërt me KHF Ferizajn.  Madje disa thonë, se e shtuna shpesh herë ka qenë edhe si ditë e zezë sportive për Istogun, kur i ka humb derbit në të kaluarën.

Të shtunën mbetet të shihet se cila i ka muskujt me të fortë, edhe pse Istogu pretendon se do ta fitojë derbin pa problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat