Prishtina fiton në Podujevë, Vushtrria në Gjilan

Hendboll

Prishtina fiton në Podujevë, Vushtrria në Gjilan

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 10:51
Vushtrria

Janë luajtur dy ndeshje tjera të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Vushtrria ka fituar bindshëm ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 48:30. Pas pjesës së parë rezultati ishte 25:16 për vushtrriasit.

Me fitore Vushtrria është ngritur në vend të tretë me 7 pikë, kurse Drita mbetet e fundit pa pikë.

Pas fitores së shënuar të enjten në vend të parë ka dalur Prishtina, që tani i ka 10 pikë, dy më tepër se Besa Famgas që ka një ndeshje më pak të luajtur. Prishtina e ka mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat 51:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:14 për Prishtinën. Llapi renditet i shtati me 2 pikë.

Drita – Vushtrria 30:48 (16:25)

Drita: Isufi 8, Sllamniku 6, Latifi 6, Huruglica, Asllani, Veliu 6, Shkodra 4, Tosku, Mehmeti
Vushtrria: Krasniqi, Selaci, Gubetini 13, Jashari 9, Abazxhiku 3, F. Jashari 3, A. Karaqa 2, Ar. Karaqa 2, Miftari, Musa 4, Klinaku 12, F. Musa 1, Pllana, Ibishi

Llapi – Prishtina 29:51 (14:23)
Llapi: Bogujevci, Maloku, Beshiri, Mani, Visoka 1, Bajrami 2, Hasani 6, Hoxha 8, Muqiqi 3, E. Bogujevci, Osmani, Havolli 7, J. Mani2
Prishtina: Agushi, Beqiraj, Fetahu 7, Beshiri 10, Ademi 5, Gjuka 1, Bajqinovci 7, Hoxha 2, Kuleta 3, Sherifi, Abazi 5, Prekazi 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat