Shala: Ferizajn nuk e njohim si ekip 

Hendboll

Shala: Ferizajn nuk e njohim si ekip 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2019 Në ora: 16:57
Faruk Shala

Të gjitha ndeshjet në Superligën e Kosovës në hendboll, qoftë të femrat e qoftë të meshkujt, janë nën hijen e derbit që do të zhvillohet nesër (17.30) në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë, mes kampiones Istogut dhe lideres Ferizajt.

Image

Esma Muratoviq, Faruk Shala dhe Suzana Ujkiq

Vashat e Istogut janë të përqendruar maksimalisht dhe synojnë fitoren e pestë sikurse edhe ato të Ferizajt.  Istogu është në vend të dytë me 8 pikë apo me 4 fitore rresht por aq pikë ka edhe Ferizaj që është lidere.  Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, tha se pavarësisht që në ekipin e tij ka shumë ndryshime për dallim nga edicioni i kaluar, mendon se janë favoritë i madh ndaj ferizajasve.

“Duke marr parasysh që skuadra jonë ka pësuar shumë ndryshime në përbërje nga sezoni i kaluar, pasi që disa hendbolliste nuk janë më pjesë e klubit, disa të tjera kanë ardhur, kjo na ka detyruar që të punojmë më shumë në komponimin e skuadrës dhe përshtatjes së lojtarëve të reja në lojën e Istogut, kështu që prej fillimit të këtij kampionati për neve çdo ndeshje ka qenë e rëndësishme.

Jemi përgatitur maksimalisht dhe prej lojës në lojë kemi pas ngritje, kështu edhe do të vazhdohet. Istogu ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, unë si trajner jam shumë i kënaqur me angazhimin e hendbollisteve të mija të cilat si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje japin maksimumin, brendapërbrenda klubit është atmosfera shumë pozitive, funksionojmë si një familje, hendbollistet që drejtoj janë shembull për angazhim dhe profesionalizëm në fushë, kjo dhe mbështetja e qytetarëve istogas më bën shumë më të motivuar për të gjitha sfidat që na presin.

Për neve nuk ka ndeshje të parëndësishme ose me të rëndësishme, e ndjejmë obligim për qytetin e Istogut dhe gjithë qytetarët këtu që me dhënë maksimumin dhe m’ju sjell fitore. Jemi skuadra e vetme kampione e këtij qytetit dhe dëshirojmë që kështu të vazhdojmë.

Nuk mundem të them ku janë përparësitë e njërës apo tjetrës skuadër, Ferizaj është kundërshtar i ri për neve, luajmë për herë të parë, i njohim disa hendbolliste me përvojë nga angazhimi i tyre në skuadrat e tjera, por si njohim si ekip sepse s’kemi pas rast t’i shohim, për neve s’ka kundërshtar të lehtë, po nuk ka as të pakalueshëm, fakti që janë skuadër pa humbje do të thotë që këtu nuk janë rastësisht por bëhet fjalë për një ekip konkurrues dhe me ambicie të qarta, ne do të japim maksimumin.

Shpresoj në lojë të mirë, kualitative që do të shkoj në interes të hendbollit, kampionati është i gjatë dhe uroj që të jetë konkurrues dhe me rivalitet të fortë deri në fund”, tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Superliga-meshkujt, java e 6-të
E shtunë

Trepça-Prizreni    19.00
Kastrioti-Drenica    19.00
Drita-Vëllaznimi    19.30
Besa Famgas-Llapi?
Vushtrria-Prishtina    20.00

Femrat, java e pestë
E shtunë
Kastrioti-Vëllaznimi    15.30
Vushtrria-Shqiponja    16.00
Drita-Jusuf Gërvalla    16.30
Istogu-Ferizaj    17.30

E diel
Samadrexha-Prishtina    18.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat