Faruk Shala, nuk kemi çka më të bë, të paralajmëruam...

Hendboll

Faruk Shala, nuk kemi çka më të bë, të paralajmëruam...

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2019 Në ora: 19:35
Faruk Shala, nuk kemi çka më të bë, të paralajmëruam...

Gjatë javës kemi pasur një seri të shkrimeve në gazetën kombëtare “Bota sot”  se Istogu e ka shumë rrezik sfidën me Ferizajn në kuadër të elitës së hendbollit të Kosovës (femrat).

Sepse skuadra si Ferizaj që si ka më shumë se një vit që u themelua mund të jetë shumë e rrezikshme për kampionen në fuqi Istogu dhe ashtu doli! Ferizaj fitoi në palestrën e sportit në Pejë me rezultat 25:24 kundër Istogut, duke shkaktuar senzacion.

Image

Një pjesë e shkrimit e botuar me 24 tetor

As ekspertët e hendbollit nuk i besonin paralajmërimeve se Ferizaj mund ta fitojë lojën, pothuajse 99 për qind e parashikonin se Istogu do të fitonte me lehtësi, se Ferizaj mezi ecin nëpër fushë. Paralajmërimet tona, autori i këtyre shkrimeve, ishin te trajneri Faruk Shala, që të ketë kujdes se mund ta humb lojën ashtu edhe ndodhi, madje e kemi paralajmëruar se e shtuna është ditë e zezë sportive për klubin sepse nuk i shkon dhe mund të luajë dobët ashtu edhe ndodhi.

Shkurt e shqip, Faruk Shala, nuk dëgjojë, nuk kemi çka më të bë, të paralajmëruam... sepse të gjitha analizat profesionale që janë bërë apo matjet kokë me kokë të lojtareve Istog - Ferizaj, konfirmonin rrezikn e humbjes të istogasve. Është ditur se ndeshja do të jetë shumë e ngushtë në rezultat dhe Ferizaj mund ta fitojë, se ka lojtare me përvojë, si portieren malazeze Axhela Pecshiq, maqedonasja Meri Giçeva, që është në formë të lartë, po ashtu Shpresa Fazlija shumë e shpejt, Albulena Kelmendi dinake, pa e harruar edhe Albulena Bashën. Madje i bëmë me dije se Ferizaj ka punuar në pesë sisteme dhe do ta befasojë, ashtu edhe ndodhi. Nuk i mori seriozisht paralajmërimet.

Faruk Shala këto paralajmërime i mori paksa jo të frikshme, por e humbi takimin, tani duhet të mendoj për sfidat e radhës dhe ku i ndodhen gabimet.
Ferizaj kryeson tabelën me 10 pikë, ka dy më shumë se Istogu në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat