Istogu befason të gjithë, e ka gjetur shkakun e humbjes!

Hendboll

Istogu befason të gjithë, e ka gjetur shkakun e humbjes!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2019 Në ora: 13:32
Istogu befason të gjithë, e ka gjetur shkakun e humbjes!

Kampionia në fuqi e Kosovës, Istogu, e ka uruar Ferizajn për fitore dhe po ashtu kanë gjetur edhe shkakun e humbjes me rezultat 25:24 në derbin e madh të Superligës së Kosovës (femrat).

Drejtuesit e klubit të Istogut u treguan shumë korrekt dhe treguan kulturë të lartë sportive që nga kryesia, trajnerit dhe hendbollistet që ishin shembullore, për faktin se e pranuan humbjen dhe e fajësuan veten për lojë të dobët.

Madje janë shembull edhe për klubet të tjera se humbja e merituar duhet të pranohet me sportivitet dhe jo si disa klube që si gjithmonë fajësojnë gjyqtarët! Me një fjalë, hendbollistet e Istogut treguan se janë sportiste të vërteta dhe dëshmuan kulturë evropiane, duke përgëzuar rivalen.

“Istogu ka humbur ndeshjen e javës së pestë të kampionatit në Superligen e Kosovës në hendboll. Istogaset kanë zhvilluar ndeshjen më të dobët të sezonit, dukë bërë shumë gabime në fazën e sulmit e të tilla pati edhe në atë të mbrojtjes.

Pothuajse asgjë nuk i shkoj për dore hendbollisteve të Istogut duke bërë që Ferizaj i motivuar për këtë ndeshje të shfrytëzoj lojën e dobët të Istogut dhe me meritë të shënoj fitore.

KHF Istogut i mbetet të përmirësojë lojën në vazhdim të kampionatit dhe të dëshmojë që ky ka qenë vetëm një moment i dobët i cili duhet të kalohet shpejtë, dhe të tregoj forcën e vet reale duke i mbrojtur trofetë e fituara.

Falënderojmë të gjithë qytetarët e komunës së Istogut, përkrahësit tanë, simpatizantët dhe donatorët që janë gjithmonë pranë nesh.
KHF Istogu Champion”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat