Safetja që luftonte me shpirt, ish lojtare e kohës së okupimit dhe e pasluftës  - Bota Sot
Safetja që luftonte me shpirt, ish lojtare e kohës së okupimit dhe e pasluftës 

Hendboll

Safetja që luftonte me shpirt, ish lojtare e kohës së okupimit dhe e pasluftës 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2019 Në ora: 12:43
Safete Rifati

Brezat që nuk harrohen, brezat që dhanë shumë si në kohën e okupimit dhe si në kohën e pasluftës në mbajtjen gjallë të sportit të Republikës së Kosovës. 

Image

Ish hendbollistja Safete Rifati, që njihet që ka fituar më së shumti tituj, katër tituj rresht me Kastriotin e Ferizajt, rekord që askush nuk e ka thyer pas luftës të femrat në hendboll, pastaj fitoi titull edhe me Kosovën, tani Vushtrria! Një kohë të gjatë kapitene e KHF Kastriotit.

Safetja i takon periudhës së okupimit, kur luante me shpirt në fushat e betonit dhe gjithnjë të kërcënuar nga pushtuesi serb, ndërsa në kohën e pasluftës dha shumë kontribut për hendbollin si lojtare.

Ajo me Kastriotin fitoi katër herë rresht titullin e kampionit të Kosovës, kur kishte trajnere Valbona Zeça-Rexhepi, me bashkëlojtaret e asaj kohe, që ishin me meritoret për titujt, si Ganimete Shabani, Merfide Salihu, Lirie Muhaxheri, motrat Ganimete e Ramize Shabani, Xhevrie Dibra, Merfide Salihu, Jasemine Ahmeti, Valentina Qerimi, Arbnore Ahmeti, Ermira Frangu, Arbëresha Jashari, Albulena Jashari, Blerta Tërpeza etj.  

Këto lojtare kanë mbetur në histori të një klubit, që fitoi katër tituj rresht në vitet e pasluftës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat