Shala: Më vjen për të vjellur kur sheh... - Bota Sot
Shala: Më vjen për të vjellur kur sheh...

Hendboll

Shala: Më vjen për të vjellur kur sheh...

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2019 Në ora: 10:51
Shala: Më vjen për të vjellur kur sheh...

Veprimtari i dalluar sportiv përkatësisht i hendbollit llapjan, Hasan Shala, ka komentuar deklaratën e trajnerit të Prishtinës, Taib Kabashi, kur thotë se do të japin maksimumin dhe ta sfidojnë kampionin në fuqi Besa Famgas.

“Pajtohem me një konstatim të tillë i cili vjen para derbit me Besën.

Mirëpo më vjen keq ta potencoi se nuk ka aspak konkurrencë të denjë përjashtuar dy/ tri ekipe e këtë bazuar në përcjelljen e ndeshjeve kampionale dhe atë të kupës mbrëmë.

Vjen për të vjellur kur sheh ekipe të papërgatitura fizikisht dhe të pa organizuara, andaj është konstatim i përgjithshëm se vaj halli ku ka mbetur hendbolli sot dhe se urgjentisht duhet të rishikohet gjendja e mjerë e hendbollit kosovarë!”, ka komentuar Shala përmes një shkrimit të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat