Kastrati: Kemi arritur që të organizohemi disi! 

Hendboll

Kastrati: Kemi arritur që të organizohemi disi! 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2019 Në ora: 17:15
Kastrati

Pjesa më e madhe e klubeve të elitës së hendbollit (meshkujt) ballafaqohen me halle të ndryshme, sidomos ajo që po godet më së shumti janë edhe vështirësitë me financa.

Image

Para pak kohe ishim dëshmitarë se Trepça, Kastrioti, Drita, Vëllaznimi po ashtu edhe Drenica u përballen me probleme të mëdha financiare, por që disa prej tyre kanë zgjedhur sado kudo këtë problem siç është Trepça, por edhe Drenica nuk qëndron gjithaq keq!

Drenica pretendon të futet në katërshen e parë, kështu e thotë edhe hendbollisti kryesor i kësaj skuadre, Kushtrim Kastrati, i cili luan në pozitën e begut. Kastrati ka lënë Prishtinën dhe është rikthyer në Drenas ta ndihmojë Drenicën për të arritur rezultate sa më të mira. Skuadra nga Drenasi aktualisht renditet i gjashti me 4 pikë, por me pretendime të arrijnë në pozitën e katërt. 

“Bota sot”: Jeni rikthyer në Drenicë, si e sheh skuadrën në këto javët e para?
Kushtrim Kastrati:
Duke pasur parasysh se në përgjithësi hendbolli në Kosovë gjendet në vështirësi edhe KH Drenica është përballur me probleme të vazhdueshme, sidomos kohëve të fundit është gjendur në probleme të ndryshme organizative por me disa njerëz të vullnetit të mirë kemi arritur që të organizohemi edhe pse për një kohë të shkurt dhe shpresojmë që deri në fund do të arrijmë rezultate të kënaqshme.

“Bota sot”: A ka brumë të mirë Drenica?
Kushtrim Kastrati:
Janë disa lojtarë të cilët në të kaluarën nuk kanë pasur minutash kanë potencial por u mungon përvoja.

“Bota sot”: Cilat janë synimet?
Kushtrim Kastrati
: Tashmë jemi në nivel që mendojmë se do të arrijmë në vendin e 4-të, ku edhe aty e kemi synimin edhe pse përballë kemi ekipe që janë mirë të organizuara.

“Bota sot”: Çka i mungon më shumë Drenicës?
Kushtrim Kastrati:
Janë disa gjëra që mungojnë, por më e rëndësishmja janë që jemi vetëm disa lojtar të gatshëm për lojë dhe sigurisht financat që do të shkonte Drenica në pozitat e larta në tabelë.

“Bota sot”: Cilat janë vështirësitë që po has Drenica?
Kushtrim Kastrati:
Në fillim të kampionatit ka pasur mungesë të lojtarëve për shkak të largimit të tyre në disa klube por kemi arritur të organizohemi disi, me mjaft vështirësi.
“Bota sot”: A mendoni se është një kampionat i ngjashëm si ai i kaluari apo më i dobët ose edhe më i fortë?

Kushtrim Kastrati: Ka rënie dukshëm nga kampionati i kaluar, mungojnë investimet.

“Bota sot”: Sa është vështirë të luash për Drenicën, sa mund të motivohesh?
Kushtrim Kastrati:
Është më e vështirë sepse barra kryesore tashmë bie me pak lojtar dhe kualiteti është më ndryshe se ne ekipet që kam luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat