Askush nuk e ka thyer rekordin e kësaj gjenerate të pasluftës në Kosovë!

Hendboll

Askush nuk e ka thyer rekordin e kësaj gjenerate të pasluftës në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 12:39
Askush nuk e ka thyer rekordin e kësaj gjenerate të pasluftës në Kosovë!

Është një gjeneratë që do të mbahet mend gjatë në hendbollin e Kosovës, në konkurrencën e femrave. 

Image

Hajrije Osmani, i ndjeri Arbër Shala (ish portier i hendbollit), Valbona Zeça-Rexhepi, Avni Neziri

Gjeneratë e gjitha me lojtare shqiptare, në vitet e pasluftës katër herë rresht u stolis me titullin e kampionit të Kosovës. Është Kastrioti i Ferizajt që u stolisë me tituj: në vitet 1999/00, 2000/01, 2001/02 dhe 2002/03. 

Rekord i paprekshëm dhe gati sa u prek nga skuadra me renome Prishtina, por që iu iku prej dorës.  
Prishtina u stolisë tri herë rresht kampione: në vitet 2009/10, 2010/11, 2011/12. Klub që gati arriti këtë rekord.

Cila trajnere ka qenë në krye të Kastriotit? Valbona Zeça-Rexhepi, ka qenë trajnere dhe që fitoi katër tituj rresht, rekordin e saj askush nuk e thyen!

Xhevrie Image

Xhevrie Dibra e Valentina Qerimi

Një kohë ka qenë edhe selektore e kombëtares së Kosovës dhe njihet nga trajneret që ka dhënë shumë, po ashtu edhe si lojtare.

Cili është brezi i hendbollisteve që dhanë shumë për katër titujt rresht në atëkohë? Janë kapitenja Safete Rifati, motor i ekipit apo motivuese për bashkëlojtare. 

Merfide Salihu, atëkohë ka qenë një lojtare klas, po ashtu Lirie Muhaxheri, motrat Ganimete e Ramize Shabani,  Xhevrie Dibra, Valentina Qerimi, Arbëresha Jashari, Jasemine Ahmeti, Arbnore Ahmeti, Ermira Frangu e shumë lojtare tjera. 

Cila ekip do të thyejë këtë rekord?: A do ta ketë fuqinë Istogu ta bëjë këtë në katër vitet e ardhshme? A po ndonjë ekip tjetër? 
Kastrioti ka fituar më së shumti tituj në kohën e viteve të pasluftës, gjithsej 7.

Image

Kastrioti në kohën e okupimit

Askush deri me tash nuk ka arritur në rekordin e këtij kolektivit, me përjashtim të meshkujt që Besa Famgas nga Peja, është mbret për hendboll në 20 vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat