Mosha mesatare e Prishtinës nuk është 21 - vjeçare, por më e vjetër! - Bota Sot
Mosha mesatare e Prishtinës nuk është 21 - vjeçare, por më e vjetër!

Hendboll

Mosha mesatare e Prishtinës nuk është 21 - vjeçare, por më e vjetër!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 12:57
Mosha mesatare e Prishtinës nuk është 21 - vjeçare, por më e vjetër!

Klubi i hendbollit Prishtina (meshkujt) nuk e ka moshën mesatare 21 - vjeçare, por e ka dy vjet më të vjetër se sa thuhet.

Ditë më parë u tha nga klubi prishtinas përkatësisht nga trajneri i tyre, Taib Kabashi, se mosha mesatare është 21-vjeçare, por kjo nuk qëndron në bazë të asaj që kemi nxjerrë sot nga lista e lojtarëve që ka të regjistruar për garat kampionale, mosha mesatare del 23-vjeçare.

Janë marrë për bazë të gjithë lojtarët, ku vetëm portieri Safet Gashi ka 48 vjet, Kolev 38 vjeç ndërsa lojtari më i ri është 19-20 vjet të Prishtina. Disa lojtarë tjerë mbi 26-27 vjeç.

Fakti tjetër interesant është se trajnerët në Kosovë thonë se e kanë gjatësinë më të gjatë në klub, por kur merret parasysh kombëtarja e Kosovës me gjatësi kur ndeshet me shtetet tjera del me e shkurtra.

Është  jo e sinqertë nga trajnerët tanë që mos ta nxjerrin  edhe gjatësinë reale sa e kanë në klub apo edhe t’i fshehin vitet mesatare që kanë, siç ndodhi me rastin e Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat