Lojtaret e ndeshjes Suzana Ujkiq, Blerta Ahmetxhekaj, Shkurte Mehmeti dhe Gresa Gashi - Bota Sot
Lojtaret e ndeshjes Suzana Ujkiq, Blerta Ahmetxhekaj, Shkurte Mehmeti dhe Gresa Gashi

Hendboll

Lojtaret e ndeshjes Suzana Ujkiq, Blerta Ahmetxhekaj, Shkurte Mehmeti dhe Gresa Gashi

Nga: Kemajl Goca Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 13:14
Suzana Ujkiq

Kampionia e Kosovës, Istogu, me lojë të dobët e mposhti Prishtinën me rezultat 28:24, në kuadër të derbit të javës së 6-të të elitës së hendbollit të Kosovës. 

Image

Prishtina kishte një ekip më të re, por edhe veprime shumë më të mira se sa rivalja, ndërsa Istogu me gjithë ato lojtare me përvojë nuk funksiononte pothuajse asgjë, as në qarkullimin si duhet të topit.

Cilat ishin lojtaret të ndeshjes në sfidën Prishtina-Istogu? Mbi 12 trajnerë, ish hendbollist dhe ish hendbolliste, kur i pyetëm, pothuajse njëzëri thanë: Lojtarja e ndeshjes ka qenë Suzana Ujkiqi.

Sipas tyre, ka qenë më energjike, ka treguar angazhim vetëmohues në mbrojtje e në sulm dhe i ka dhënë siguri lojës. Pastaj portierja Blerta Ahmetxhekaj që mbrojti një seri gjuajtje të lojtareve të Prishtinës. Talentja Gresa Gashi, që bëri paraqitje shumë të mirë në petkun e Istogut, të tjerat dobët shumë dobët.  

Image

Te Prishtina u dalluan Shkurte Mehmeti, e lëvizshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme për rivalen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat