Dramë në Prishtinë, fiton Besa! - Bota Sot
Dramë në Prishtinë, fiton Besa!

Hendboll

Dramë në Prishtinë, fiton Besa!

Nga: K. G. Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 19:09
Dramë në Prishtinë, fiton Besa!

Besa Famgas nga Peja merr kreun e tabelës në Superligën e Kosovës (hendboll). Pejanët fituan me rezultat 34:31 (13:15) kundër Prishtinës, në ndeshjen që u luajt në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Ndeshje mjaft e mirë e me rivalitet të madhe dhe fitore e madhe e Besës, e cila tani kryeson renditjen me 12 pikë, ka një takim me pak se Prishtina në pozitën e dytë.

Te Prishtina Fetahu ka qenë më efikasi me 11 gola dhe te pejanët Prçe dhe Kouri, secili shënuan nga gjashtë gola.

Ndeshja deri në fund ka qenë me rivalitet të madh dhe pejanët me mund të madh fituan derbin dramatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat