Kombëtarja e Kosovës U18 luan në Mal të Zi - Bota Sot
Kombëtarja e Kosovës U18 luan në Mal të Zi

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës U18 luan në Mal të Zi

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 10:41
Kombëtarja e Kosovës U18 luan në Mal të Zi

Është hedhur shorti edhe për kampionatet evropiane për Kombëtaret e grupmoshës U18 (meshkujt).

Do të organizohen tri kampionate evropiane të divizionit B, në Mal të Zi, Bullgari dhe Maqedoni Veriore.

Kosova do të luajë në Mal të Zi, ndërsa bënë pjesë në Grupin A së bashku me Holandën, Turqinë e Malin e Zi. Në grupin B janë Rumania, Luksemburgu, Letonia e Azerbajxhani.

Kampionati evropian për hendbollistët deri 18 vjet zhvillohet prej 17 deri më 23 gusht të vitit të ardhshëm. 20-vjeçarët luajnë gjatë korrikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat