Reagon ashpër Gjinovci: Kjo ju shërben atyre që manipulojnë për nevoja të tyre!

Hendboll

Reagon ashpër Gjinovci: Kjo ju shërben atyre që manipulojnë për nevoja të tyre!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 17:09
Reagon ashpër Gjinovci: Kjo ju shërben atyre që manipulojnë për nevoja të tyre!

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, këmbëngulë vazhdimisht se mosha mesatare në ekipin e tij është 21-vjeçare, por në listën zyrtare të lojtarëve të regjistruar në Federatën e Hendbollit të Kosovës, del se është mosha mesatare 24.8 vjeçe.

Ndërkaq, në taborin e Prishtinës u tha se duhet pastruar disa emra në listë, sidomos Kabashi mendon se iu bë e padrejtë me moshë mesatare. Prandaj, është marr si shembull edhe gabimet që ndodhen në të kaluarën në KQZ dhe për atë u quajt edhe FHK si KQZ që duhet pastruar listat. Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, ka reaguar ashpër në lidhje me këtë.

“Sa për informimin të juajin personal por edhe lexuesve tuaj, shkrimi i juaj FHK si KQZ nuk ka asnjë ngjashmëri, sepse derisa klubet i paraqesin skuadrat para fillimit te edicionit te ri te garave konform akteve normative të FHK-së te vulosura dhe nënshkruara nga personi i autorizuar i klubit.

Prandaj krahasimi nuk qëndron por vetëm ju shërben atyre që manipulojnë për nevoja te tyre ditore, duke sjell huti ne opinion me emra dhe kategori te lojtarëve dhe nuk ka kurrfarë efekti sportiv.
Juve ju falënderoj për shkrimet, por ndonjëherë krahasimet nuk janë të qëlluara”, reagon Gjinovci.

E gjitha ka të bëjë se ditë me parë Kabashi nuk pajtohet as me moshën që del nga lista e lojtarëve të paraqitur në FHK sepse ai pretendon që ka mbetur ndonjë emër pa u pastruar dhe që duhet pastruar ato emra të vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat