Është vështirë të gjesh profilin e lojës së Florent Beqirit! Si lojtar ka qenë një teknikë i përsosur, sidomos në kundërsulme dhe karrierën më të madhe e kaloi në klubin e hendbollit me renome Trepça nga Mitrovica.
Vëllezërit binjakë nga Mitrovica, Florent dhe Afrim Beqiri, shembull i punës, i shoqërisë dhe si gjithmonë të pandashëm njëri me tjetrin! Shembull se si punohet edhe në punën profesionale, kuadro që vlerësohen shumë jo vetëm nga komuniteti i hendbollit.
Si Florenti si Afrimi si lojtar treguan vlerat e tyre. Florenti ka qenë edhe selektor i kombëtares së Kosovës (femrat) dhe me punën e tij të madhe ka ndërtuar një brez që sot po korrë rezultate të mira.
Fotografinë që po e paraqesim, ishin fëmijë (10 vjeç) në vitin 1973, kjo tregon se sa simpatikë ishin dhe me të njëjtën pamje dhe paraqesim edhe foton tjetër, se sa shumë kanë ndryshuar.
Kuptohet tash në moshën madhore dhe të pjekurisë, por emra të mëdhenj që ende përmenden lojërat e tyre në fushën e hendbollit. Emra që mburren jo vetëm Mitrovica.