Prishtina fiton derbin

Hendboll

Prishtina fiton derbin

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 12:27
Prishtina fiton derbin

Përballja e rivalëve të vjetër, Prishtinës e Trepçës ka ofruar hendboll cilësor dhe lojë të fortë. Prishtina fitoi me rezultat 35:28, por shkëputjen e ka bërë vetëm në periudhën përfundimtare të takimit. Për kohë të gjatë mitrovicasit ishin rivalë të barabartë, por në fund erdhi në shprehje cilësia e lojtarëve prishtinas, por edhe përgatitja e tyre.

Me ndeshjen Prishtina – Trepça është hapur java e nëntë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina ka shënuar fitoren e tetë dhe renditet në vend të dytë. Trepça ka pësuar vetëm humbjen e dytë dhe është e treta me 13 pikë.

Ndeshja e ka arsyetuar epitetin e derbit. Pjesa e parë ishte plotësisht e barabartë me skuadrat që janë shkëputur më së shumti dy gola. 16:15 për Prishtinën ishte rezultati pas 30 minutave. Në minutën e 39-të Prishtina krijoi epërsi prej katër golash (22:18), por mitrovicasit u kthyen sërish dhe u afruan në një gol. Në minutën e 50-të rezultati ishte 26:25 por më pas Prishtina shënoi gjashtë gola rresht dhe nuk pranoi asnjë. Kështu u bë shkëputja e madhe, dhe në fund rezultat ishte 35:28. A. Bajqinovci me 11 gola ishte më efikasi te Prishtina. 10 gola i shënoi O. Beshirim ndërsa 6 i realizoi D. Terziqi. Është dalluar me pritje portieri F. Beqiraj, por edhe A. Agushi. Te Trepça më efikasi ishte A. Shabani me 9 gola. S. Maxhera i realizoi 6 gola kurse 5 herë shënoi A. Shala. Me shumë pritje është dalluar portieri B. Terziqi.

Prishtina – Trepça 35:28 (16:15)

Prishtina: Abazi, Hoxha, Ademi, Terziqi 6, Prekazi 5, Beshiri 10, Fetahu 2, Bajqinovci 11, Kuleta, Sherifi, Agushi 1, Beqiraj

Trepça: Shala 5, Voca, Qabra, Neziri 2, R. Shabani 1, A. Shabani 9, Maxhera 6, B. Terziqi, Zhuri, K. Terziqi 1, Beqiri, Nimani 1, Cimili 3, Buqinca, Mujka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat