Sot Besa Famgas – Trepça në Pejë, nesër ndeshje interesante në Vushtrri e Drenas - Bota Sot
Sot Besa Famgas – Trepça në Pejë, nesër ndeshje interesante në Vushtrri e Drenas

Hendboll

Sot Besa Famgas – Trepça në Pejë, nesër ndeshje interesante në Vushtrri e Drenas

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:47
Besa Famgas – Trepça

Ndeshja në mes skuadrave Besa Famgas e Trepça e hap javën e dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll tek meshkujt.

Kjo ndeshje luhet të martën (sot) nga ora 18:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. 

Kampioni aktual, Besa Famgas, vlerësohet favorit. Besa i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë. 

Trepça është e treta me 13 pikë. Pritet lojë e bukur në ndeshjen e skuadrave me traditë. Me javën e dhjetë nis rrethi i dytë i garave në Superligën e Kosovës në hendboll. 

Të mërkurën janë dy ndeshje tjera interesante. Në Vushtrri nga ora 20:00 takohen Vushtrria e Kastrioti i Ferizajt, kurse në Drenas nga ora 19:00 takohen Drenica e Prizreni. Java e dhjetë përfundon me dy ndeshjet e së enjtes. 

Prishtina nga ora 19:00 e pret Dritën e Gjilanit, kurse në Podujevë takohen Llapi e Vëllaznimi, po ashtu nga ora 19:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat