Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës e kanë zhvilluar të premten stërvitjen e dytë në Antalya të Turqisë.
Vashat tona zhvilluan stërvitjen me selektorin Agron Shabani dhe burimet tona konfirmojnë se gjithçka është mirë dhe mezi i presin sfidat e këtij turneut.
“Nis turneu ndërkombëtar në Antalya, derisa Kombëtarja jonë ndeshjet e para i luan nesër.
Nga ora 9:30 takohet me Italinë derisa nga ora 19:00 luajmë me Turqinë B. Të premten Kombëtarja ishte e kompletuar dhe vajzat janë të gatshme për të dhënë më të mirën”, bëhet e ditur nga Federata e Hendbollit e Kosovës.