Trepçës i ka takuar derbi i javës

Hendboll

Trepçës i ka takuar derbi i javës

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 12:37
Trepçës i ka takuar derbi i javës

Trepçës i ka takuar derbi i javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll. 

Në "Minatori" në Mitrovicë, Trepça e mposhti Kastriotin me rezultat 33:26. Vendasit ishin vazhdimisht në epërsi kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:12.

Në pjesën e dytë ferizajasit u afruan deri në tri gola por pa bërë më shumë. A. Shabani e B. Neziri shënuan nga 7 gola, kurse S. Maxhera 6. Pos tyre u dalluan edhe dirigjenti i lojës F. Cimili, portieri B. Terziqi dhe në mbrojtje E. Nimani.

Te Kastrioti më efikasi ishte L. Shabani me 7 gola. Me këtë fitore Trepça kthehet në vend të tretë me 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat