A e njeh kush këtë burrë në Kosovë?

Hendboll

A e njeh kush këtë burrë në Kosovë?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 12:55
A e njeh kush këtë burrë në Kosovë?

A e njeh a s’e njeh kush këtë burrë në Republikën e Kosovës, ish selektorin e kombëtares së Kosovës, Alfred Llazari! 

Ish hendbollist i gjeneratës së artë të Trepçës së Mitrovicës, Borcit të Ferizajt etj. ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2012 selektor i kombëtares së Kosovës (meshkujt). Dha dorëheqje në vitin 2012 dhe sërish u rikthye në postin e selektorit në vitin 2014 dhe qëndroi vetëm një vit, u largua dhe vetëm ai e din pse iku aq shpejt dhe aktualisht jeton në Podgoricë të Malit të Zi.

Ky është Llazari, plot 6 vite ka punuar pareshtur së bashku me bashkëpunëtorët e kolegët e dashur, të paharrueshëm si loçkat e ballit Taib Kabashi, Verim Zherka, Fatmir Muhaxheri, Nexhdet Dobroshi etj. Ose siç thonë në popull: Dashuria e parë kurrë nuk harrohet dhe kurrë, sigurisht edhe këta të lartpërmendurit nuk do të harrojnë njëri – tjetrin për dashurinë sportive që patën 2007-2012. 

Llazari paksa siç merret vesh, ishte hidhëruar fortë, sepse para pak ditëve pati fatkeqësi komunikacioni, u rrotullua me makinë në Kollashinac!

Askush nuk shkoi me pa, përveç emri i madh i hendbollit Kasim Kamenica (ish portier i gjeneratës së artë) dhe Faruk Shala, kryetrajner i kampionit të Kosovës, Istogu. 
Këta protagonistë i dolën pika e burrit sepse miku i mirë njihet në ditët më të vështira. Kamenica e Shala treguan miqësinë e burrërinë në ditët më të vështira, nuk e harruan mikun Llazar. Llazari meriton shumë më shumë dhe mirënjohje të selektorit të dekadës për punën që ka bërë dhe ka dhënë shumë ide që sot po realizohen nga pasardhësit e tij. A mos vallë Llazari është harruar, apo duket tani i panjohur!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat