Petrova dhe Buçinca shumë afër Kastriotit?

Hendboll

Petrova dhe Buçinca shumë afër Kastriotit?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 13:47
Petrova dhe Buçinca shumë afër Kastriotit?

Ahmet Hysenaj-Petrova dhe Beqir Buçinca, kurrë më afër klubit me renome Kastriotit të Ferizajt.
Dy emra të njohur të hendbollit, janë afër që ta marrin ekipin ferizajas, që ka kohë që ka mbetur pa trajner dhe pa kryetar e kryesi të klubit (meshkujt).

Burimet tona raportojnë se Petrova ka gjasa që të kthehet kryetar i klubit pas shumë viteve, ndërsa si krah të fortë do ta ketë Buçincën.

Petrova ka qenë edhe kryetar i ish Borcit (në vitin 1988) kur garonte në ligën e parë ish jugosllave, ndërsa Buçinca trajner dhe me ekip luajti në finalen e madhe të Kupës Marshall Titos në vitin 1979.
Në foto që kemi siguruar, Petrova dhe Buçinca së bashku e shikuan takimin mbrëmë në Mitrovicë mes Trepçës dhe Kastriotit.

Petrova kurrë më afër Kastriotit dhe ardhja e tij do të jetë edhe fitore për hendbollin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat