Edhe një shpërthim i Kosovës në Turqi - Bota Sot
Edhe një shpërthim i Kosovës në Turqi

Hendboll

Edhe një shpërthim i Kosovës në Turqi

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 19:16
Edhe një shpërthim i Kosovës në Turqi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka shënuar edhe fitoren e dytë në turneun ndërkombëtar që po mbahet në Antalya të Turqisë. Të shtunën mbrëma vajzat tona u takuan me Kombëtaren B të Turqisë dhe arritën fitore me rezultat bindës, 32:23. Pas pjesës së parë epërsia ishte pesë gola për Kombëtaren tonë (15:10).

Selektori Agron Shabani ndaj Turqisë B ua ka dhënë rastin të gjitha lojtareve dhe që të gjitha kanë shfaqur vlera. Është luajtur vazhdimisht me ekip të kombinuar, duke mos shpenzuar shumë energji. Dallimi në cilësi ishte evident në të mirë të Kombëtares sonë, që kështu arriti fitoren e dytë, pas asaj ndaj Italisë.

Të dielen, vajzat tona i pret ndeshja më e rëndësishme. Nga ora 19:00 sipas kohës lokale, është takimi me Turqinë A. Të hënën e kemi ndeshjen me Maqedoninë Veriore.
Edhe ndaj Turqisë B më efikasja ishte kapitenja Leonora Demaj që realizoi 10 gola. Pesë gola i shënoi Mirela Gjikokaj.

Kosova – Turqia B 32:23 (15:10)

Kosova: Ahmetxhekaj, Istrefi 3, Mehmeti 1, Kursani 1, A. Hajdari 2, Kelmendi, Rugova 1, Uka, Stagova 1, Gjikokaj 5, Demaj 10, Lekaj 1, Kastrati 1, Bytyqi 2, M.Hajdari 2, Ujkiq 2.

Turqia B: Giftgi, Cesur 3, Yurcu, Kose, Oldemir, Yapki 3, Bozkurt, Akman 1, Beytekin, Gokdemir 5, Pektas, Karaaslan 7, Coskunsu, Tuzsuz 2, Yapili 2, Sen.

Rezultatet e deritashme në turneun në Antalya:
E premte
Turqia B – Turqia A 20:38
Maqedonia V. – Italia 29:29

E shtunë
Kosova – Italia 31:26
Turqia B – Maqedonia V. 19:37
Turqia A – Maqedonia V. 42:33
Kosova – Turqia B 32:23

E diel
Italia – Turqia B (ora 17:00)
Turqia A – Kosova (ora 19:00)

E hënë
Maqedonia V. – Kosova (ora 17:00)
Italia – Turqia A (ora 19:00)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat