Ja pse janë më të veçantë Taib Kabashi dhe Fatmir Muhaxheri

Hendboll

Ja pse janë më të veçantë Taib Kabashi dhe Fatmir Muhaxheri

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 12:45
Fatmir Muhaxheri

Në popull thonë nëse ia ke inati bile hakun mos ia ha, këtë thënie do ta lidhim me trajnerët Taib Kabashi dhe Fatmir Muhaxheri. Mund t’ia ia kanë inati këtyre trajnerëve apo mjeshtërve të lojës së hendbollit, por suksesi nuk mund t’ia mohoi askush nga komuniteti i hendbollit.  

Dy protagonistë të historisë së hendbollit,  Kabashi ka luajtur në Trepçë dhe Muhaxheri në KH Besa (edhe ish Buduçnost), të cilët si trajner kanë arritur diçka që askush nuk e ka arritur që nga viti 1953 apo që plot 66 vite të ekzistimit të hendbollit sa i takon nivelit me kombëtare!

Ja arsyet: e para, Kabashi me plotë të drejtë mburret dhe askush nuk mund t’ia kontestoi asnjë milimetër, që me kombëtaren e Kosovës fitoi medaljen e bronztë apo zuri vendin e tretë në Kampionatin Botëror për shtetet në Zhvillim që u mbajt në vitin 2015 në Prishtinë, ngjarje që u organizua nga niveli më i lartë, pra nga Federata e Hendbollit Ndërkombëtar (IHF). Medalje që shkëlqen në sirtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe që është edhe krenari për të gjithë, që ka emrin meritor të selektorit Kabashi.

Image

Taib Kabashi

E dyta, Fatmir Muhaxheri, si selektor U-21,  me dijen e tij, me formulën e lojës së tij e kualifikoi kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Botëror për U-21, që u zhvillua në Spanjë gjatë këtij viti.  Kosova u bë kombëtarja e parë që u kualifikua në Kampionatin Botëror U-21, pra nga të gjitha sportet kolektive.

Meritë padyshim është e Muhaxherit, sikurse edhe Kabashit që u tregua i suksesshëm me Kombëtaren A.

Flitet e përflitet se si Kabashi e si Muhaxheri mburren me këto suksese të mëdha dhe që askush nuk i ka arritur nga selektorët e deritashëm apo nga paraardhësit e tyre, këto suksese historike, që janë edhe të faktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat