Prishtina e Vushtrria fitojnë me përmbysje të rezultatit

Hendboll

Prishtina e Vushtrria fitojnë me përmbysje të rezultatit

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 12:49
Prishtina e Vushtrria fitojnë me përmbysje të rezultatit

Ndonëse kanë humbur pjesët e para, Prishtina e Vushtrria i kanë fituar ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll të luajtura të shtunën.

Prishtina fitoi si mysafir ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ndërsaVushtrria si mysafir ndaj Drenicës në Drenas. Në Gjakovë, Vëllaznimi kishte epërsi 18:16 pas pjesës së parë. Por Prishtina kishte fillim të furishëm të pjesës së dytë dhe krijoi epërsi që e mbajti deri në fund. Në fund rezultati ishte 39:31 në të mirë të Prishtinës. Prishtina është e dyta me 20 pikë, kurse Vëllaznimi mbetet në mesin e tabelës me 10 pikë.

Në Drenas, Drenica e mbylli pjesën e parë me rezultat 15:12 në të mirë të saj. Vushtrriasit shpejtë barazuan në pjesën e dytë, por lojë e barabartë u zhvillua deri në minutën e 50-të. Më pas Vushtrria u shkëput në tri gola (26:23). Drenica prap u afrua në një gol në minutën e 58-të (26:25), por vushtrriasit shënuan në minutën e fundit për rezultatin përfundimtar 27:25. Vushtrria renditet e gjashta me 10 pikë, sa i ka edhe Vëllaznimi në vend të pestë. Drenica është e shtata me 8 pikë.

 Vëllaznimi – Prishtina 31:39 (18:16)

 Vëllaznimi: Mehmeti, Mamusha 2, Pozhegu, Halili 4, Luzha 3, Rexha 2, Morina, Hoxha, Neziri 9, Rama 3, Fana 2, Lluka 6.

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Sherifi, Kuleta, Bajqinovci 11, Fetahu 3, Beshiri 8, Prekazi 5, Terziqi 5, Ademi 7, Hoxha, Abazi 1.

Drenica – Vushtrria 25:27 (15:12)

Drenica: Kastrati 9, Baliu 1, Zekaj 4, Binaku 5, Hamza, Sahiti 3, Zariqi, Batatina 1, Muqolli, Gashi 2, Geci.

 Vushtrria: Pllana, Ibishi 1, Gubetini 4, Emini, Jashari, Klinaku 11, Sadiku, Abazxhiku 2, Musa, M. Jashari 3, A. Karaqa, Miftari, Selaci, Ar. Karaqa 2, A. Musa 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat