A është e mundur kjo që ka ndodhur në Kosovë!

Hendboll

A është e mundur kjo që ka ndodhur në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 12:55
A është e mundur kjo në Kosovë që ndodhi

Ka shumë ekipe të basketbollit në Kosovë që nuk e arrijnë shifrën e 68 pikëve!
Po, po, po, nuk e arrin, mbase e vërtet është por të arrihet në hendboll (meshkujt), kjo është tragjikomedi! 

Besa Famgas nga Peja, kampion në fuqi, theu një rekord! Rekord, rekord se jo mahi! Besa shënon 68 gola për 60 minuta në një lojë të hendbollit dhe në Superligën e Kosovës. I thënçin Superligë, Superliga jonë e krenarisë!   Në hendboll është një gol, as dy pikë e as tri pikë, një gol burrë! 

Nivelin ynë i hendbollit, Drita – Besa Famgas 17:68 (9:34)! A është e mundur kjo në Kosovë, shumë e mundur dhe realitet. Nuk ishte ndeshje e kurdisur apo që iu deshtë rivalit për goldallim, por ky është niveli e niveli dhe niveli! A thua, ku e pati këtë motiv Besa Famgas dhe djelmoshat e kësaj skuadre?

Drita nuk fajësohet për humbjen e rëndë, sepse ka mbetur në lojtar shumë të rinj,  lumtë ata që po e mbajnë klubin dhe nuk po lejojnë të shuhet.

Më mirë të pësosh 100 gola e mos të lejosh klubi të rrënohet tërësisht! 

Ju qyteti i Gjilanit me rrethinë, duhet të gjeni forcë, së bashku me Komunën ta ndihmoni e ta ktheheni në binarë klubin, se ka traditë e traditë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat