Shtyhen aktivitetet e hendbollit

Hendboll

Shtyhen aktivitetet e hendbollit

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:53
Shtyhen aktivitetet e hendbollit

Federata e Hendbollit të Kosovës ka shtyrë aktivitetet e parapara për sot, pasi Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka shpallur të mërkurën ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit të rëndë që goditi Shqipërinë.

FHK-ja dhe i gjithë komuniteti i hendbollit bashkëndjenë me vëllezërit tanë në Shqipëri në këtë moment të vështirë.

FHK-ja u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave, kurse të lënduarve shërim të shpejtë.

Për orarin e ri të aktiviteteve të shtyera do të njoftoheni me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat