Fotografi që dikujt ia plas damarin në Kosovë! Dikur por sot si janë mes vete?

Hendboll

Fotografi që dikujt ia plas damarin në Kosovë! Dikur por sot si janë mes vete?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:18
Alfred Llazari e Taib Kabashi si gjithmonë bashkë, por sot

Pas një hulumtimit më në fund gjetëm fotografitë e protagonistëve që dikur vlerësoheshin si elitë e hendbollit, trajnerë në kombëtaren e Kosovës (meshkujt) në periudhën 2007-2012, si selektori Alfred Llazari, kryetrajneri A Taib Kabashi, ndihmësit Verim Zherka, Fatmir Muhaxheri, po në foto janë edhe ish gjyqtari Xhelal Vitaku, trajnerët Jeton Havolli dhe Benon Brahushi.

Llazari ishte rikthyer sërish selektor nga viti 2014 dhe deri në vitin 2015, pastaj në vend të tij emërohet Kabashi dhe me kombëtaren e Kosovës e zuri vendin e tretë në Kampionatin Botëror në shtetet në zhvillim, që u mbajt në Prishtinë, garë që u organizua nga IHF-i.

Kjo fotografi dikujt do t’ia plas edhe damarin apo për një çast mund t’ia ikë edhe trurin, sepse mes shumicës së trajnerëve nuk është ajo dashuri e dikurshme sportive. Ditë më parë Llazari e akuzoi Kabashin që ia kishte përgatitur gropën, ndërsa Kabashi shtrëngoi “muskujt” dhe ia numëroi sukseset, sipas tij që asnjë trajner si ka, të paktën u shpall trajneri dhjetë herë më i miri.

E dyta, në këtë foto mungon edhe Nexhdet Dobroshi, dikur edhe ky bashkëpunëtorë i vyeshëm i Llazarit. Dhe krejt në fund, fotografi që mund ta rrisë temperaturën në ditët e ftohta të vjeshtës, por është e arkivit dhe askush nuk mund ta kontestoi.

Image

Ulur Xhelal Vitaku, në rreshtin e dytë në këmbë Verim Zherka, Alfred Llazari, Taib Kabashi. Në rreshtin e tretë: Jeton Havolli, Fatmir Muhaxheri dhe Benon Brahushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat