Zherka me një koment bombë për Mexhit Devajën!

Hendboll

Zherka me një koment bombë për Mexhit Devajën!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 13:00
Zherka me një koment bombë për Mexhit Devajën!

Mexhit Devaja pothuajse që nga koha e viteve të 90-ta, nga koha e okupimit ka qenë i kyqur në hendboll, fillimisht edhe kryetar i klubit Rilindja nga Gjilani, ndërsa në vitin 1996 zgjidhet kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, kur vije në vend të të ndjerit Ahmet Hoda dhe mandati i tij ndërpritet në vitin 2012 për shkaqe politike apo apolitike, më së miri e din Devaja.  

Postin e la në javën e tretë të nëntorit të vitit 2012, atëkohë u tha se u shkarkua Mexhit Devaja, pas 16 viteve. Ish hendbollisti i mirënjohur dhe aktualisht kryetrajner i KH Prizrenit, ka një koment bombë për Devajën dhe e kujton si figurë madhore të hendbollit të Kosovës. 

“Shfrytëzoj rastin te përshëndes ikonën e hendbollit kosovarë, kryetarin e nderit z. Mexhit Devaja”, komenton Zherka. Edhe klubi i hendbollit Vllaznia nga Shkodra ka këtë koment: “Respekt e mirënjohje për z. Mexhid Devaja”. Ish gjyqtari i mirënjohur i hendbollit, Selim Morina, thur elozhe për Devajën e madh. “Puna dhe kontributi i kryetarit të nderit z. Mexhit Devaja nuk do koment!”, komenton Morina. 

Edhe ish selektori i kombëtares së Kosovës (meshkujt), Taib Kabashi, që me Kosovën zuri vendin e tretë në Kampionatin Botëror në shtetet në zhvillim në vitin 2015, ditë më parë ka dhënë fjalë të fuqishme për Devajën dhe kishte nderin që kishte kryetar njeriun që e futi FHK-në në EHF me të drejta të kushtëzuara me 18 dhjetor të vitit 2004 në Budapest të Hungarisë.  

Ish hendbollistja e sakrificës dhe e rezistencës ndaj okupatorit serb, Hajrie Osmani, ka këtë koment: “Respekt”. Njeriu që iu dha rastin të punojnë e të dëshmohen si selektor Alfred Llazarit dhe Taib Kabashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat