Ferizaj bëhet gati ta festojë titullin vjeshtor!

Hendboll

Ferizaj bëhet gati ta festojë titullin vjeshtor!

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 19:08
Ferizaj bëhet gati ta festojë titullin vjeshtor!

Xhiro e nëntë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) ka filluar para një jave me ndeshjen mes Shqiponjës dhe Jusuf Gërvallës. Fitore kishte shënuar Jusuf Gërvalla me rezultat 24:22.

Ndeshjet tjera të javës së fundit të stinorit vjeshtor luhen këtë fundjavë, për shkak të ndeshjeve që Kombëtarja A e Kosovës i kishte në Turqi.

Ndeshjet Vushtrria – Kastrioti e Istogu – Drita luhen të shtunën (nesër). Vushtrria e vendit të tretë vlerësohet favorite ndaj Kastriotit të vendit të pestë, por ferizajaset do të mundohen të shkaktojnë befasi në ndeshjen që fillon në ora 16:00.

Ndërkohë kampioni aktual, Istogu vlerësohet favorit i madh ndaj Dritës së Gjilanit (15:00). Të dielen nga ora 18:00 janë ndeshjet Samadrexha – Vëllaznimi e Ferizaj – Prishtina. Samadrexha renditet e shtata me 5 pikë kurse Vëllaznimi i nënti me 3 pikë.
Kryendeshja e javës do të zhvillohet në mes të Ferizajt dhe Prishtinës. Ferizaj udhëheq në tabelë me 16 pikë. Ferizaj bëhet gati ta festojë titullin vjeshtor! Skuadra debutuese ka fituar të gjitha tetë ndeshjet e deritashme dhe synon të përfundojë stinorin vjeshtor me fitore tjetër. Ndërsa Prishtina renditet e katërta me 12 pikë dhe synon suksesin për të mbajtur hapin me skuadrat lidere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat