Kundërshtarët e Kosovës nisin me fitore Botërorin në Japoni

Hendboll

Kundërshtarët e Kosovës nisin me fitore Botërorin në Japoni

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 17:18
Kundërshtarët e Kosovës nisin me fitore Botërorin në Japoni

Të shtunën ka filluar kampionati i 24-t botëror në hendboll për femra. Botërori 2019 po mbahet në Kumamoto të Japonisë, ndërsa që në ditën e parë kishte rezultate të befasishme.

Në Botëror po paraqiten edhe dy kundërshtarët e Kosovës në fazën e dytë eliminatore për “Euro 2020”, Sllovenia e Gjermania. Madje Sllovenia në ditën e parë shkaktoi një befasi shumë të madhe. Sllovenet e mposhtën Holandën favorite me rezultat 32:26. Holanda ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin e kaluar, të mbajtur në vitin 2017, kurse në vitin 2015 ishte nënkampion.

Po ashtu ka fituar medaljen e bronztë në Evropianin e vitit të kaluar, kurse në vitin 2016 ishte nënkampion. Tjasha Stanko shënoi 12 gola në fitoren e Sllovenisë ndaj Holandës. Të kujtojmë që Kosova në dy vitet e kaluara ishte përballur edhe me Holandën.

Gjermania nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar të shtunën ndaj Brazilit me rezultat 30:24. Befasinë më të madhe e ka shkaktuar Korea e Jugut që e mposhti kampionin, Francën me rezultat 29:27.
Në Botëror për Malin e Zi po luan hendbollistja shqiptare Dijana Ujkiq. Mali i Zi fitoi ndaj Senegalit (29:25).

Kosova me Slloveninë ka luajtur më 26 shtator, kurse Gjermaninë e kemi pritur më 29 shtator. Ndeshjet tjera me këto dy kombëtare i kemi në maj të vitit tjetër. Në muajin mars i luajmë dy ndeshje me Bjellorusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat