Kabashi-Zherka-Çerkini apo diçka po zihet mes 'profesorit', 'studentit' e 'nxënësit'

Hendboll

Kabashi-Zherka-Çerkini apo diçka po zihet mes 'profesorit', 'studentit' e 'nxënësit'

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 16:09
Kabashi në mes

Diçka po zihet mes 'profesorit', 'studentit' e 'nxënësit'.  Taib Kabashi vlerësohet nga disa si profesor i hendbollit, Verim Zherka si student e Sami Çerkini si nxënës! 

Kabashi është kryetrajner i Prishtinës (meshkujt) dhe lufton për titull, ndërsa Verim Zherka drejton Prizrenin (meshkujt) dhe Sami Çerkini po bën kërdi me ekipin e Ferizajt në  Superligën e Kosovës, nuk ka asnjë humbje për 8 ndeshje apo rresht 24 që nga themelimi i ekipit. 

Diçka po zihet mes 'profesorit', 'studentit' e 'nxënësit', një plan mes tyre dhe për të bërë diçka në ditët e ardhshme, kështu flitet e përflitet! 

Kabashi apo ‘profesori’ i tregoi ‘studentit’ Zherka se humbja prej ekipit të tij 51:25 ka mundur të jetë edhe më e thellë, por siç merret vesh jozyrtarisht i ka ardhur keq sepse ishin strumbullarë dikur në kombëtaren e Kosovës dhe i kishin dhënë shkëlqimin apo rendin kombëtares!

Një takim i kësaj treshe ka qenë me shumë domethënie, por nuk jepen detaje se çfarë biseduam dhe vërtet a do të nominojnë edhe zyrtarisht Kabashin si profesor për të marr edhe këtë titull zyrtarisht. Krejt në fund, ‘profesori’ u ndie i nderuar që takoi ‘studentin’ dhje ‘nxënësin’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat