Gjermanët e ngritin në qiell shqiptaren 

Hendboll

Gjermanët e ngritin në qiell shqiptaren 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 10:26
Beba në veprim

HSG Würm-Mitte triumfoi në udhëtim me rezultat 41:26 (24:11) ndaj SG Mintraching / Neutraubling, në kuadër të Bayernligë në hendboll. 

Gjermanët e ngritin në qiell hendbollisten shqiptare me prejardhje nga Gostivari, Bellma Bebën që shënoi 4 gola, krahas saj edhe Laura Steger që realizoi 9 gola. 

Sipas “merkur.de” Beba dhe Steger udhëhoqën HSG Würm-Mittedrejt fitores. 
Vetëm në minutat e parë HSG Würm-Mitte ishte baras 3:3, më pas ato sa kalonin minutat thellonin epërsinë. 

Bellma Beba dhe Laura Steger dhanë maksimumin dhe shqiptarja u lavdërua shumë edhe nga klubi i saj për lojën e madhe.

Beba rikthehet pas disa lëndimeve  dhe me shumë sukses, ku edhe ishte lojtarja më e mirë.

Sipas gazetave gjermane shihet qe e ka rikthyer formën dhe klubi i saj është në vend të parë në tabelën e Bayernligës, me 9 fitore e 1 barazim dhe 19 pikë, ka një më shumë se Ertangen në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat