Istogu mburret

Hendboll

Istogu mburret

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 17:12
Istogu mburret

KHF Istogu ka përmbyllur zyrtarisht garat për vitin 2019 i cili është njëherësh edhe më i suksesshmi deri më tani, Istogu fitoj trofet më të rëndësishme Kupën dhe titullin kampion i Kosovës dhe Kampion i Kosovës për gjenerata të reja (kadetet), vazhdoj traditën e krijimit të gjeneratave të reja më të mirat në vend që dëshmon përkushtimin për të ardhmën.

Istogu arriti të jetë Kampion vjeshtor me senjore dhe kadete që dëshmon kontinuitetin e punës dhe rezultateve në vazhdimësi në klub. U lartësua nderi i sportit në komunën e Istogut duke qenë komunë e cila ka të paktën një sport dominues në vend, dhe prezenton dinjesishtë Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Për të gjitha këto udhëheqsia e KHF Istogu falenderon hendbollistet dhe stafin profesional për angazhim dhe vetmohim drejt ketyre sukseseve, të gjithë përkrahësit tanë qytetaret Istogas dhe më gjërë, tifozët dhe adhuruesit e klubit, në veçanti falenderojmë sponzoret tanë, bizneset dhe individet që përkrahën financiarisht klubin.

Institucionet e nivelit lokal dhe qëndëror, Drejtoratin e Sportit në Istog, Departamentin dhe Ministrinë e Sportit në Prishtinë dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Falenderojmë skuadrat rivale për bashkëpunim lojë fer dhe korrekte bashkarisht zhvilluam një vit kalendarik rivalizues në interes të hendbollit në vënd.

I inkurajojmë bizneset dhe institucionet qe të vazhdojnë të përkrahin edhe më shumë vitin që vjen skuadrën e sukseseve, falenderojmë mediat elektronike e të shkruara që ishin pjesë e pandashme e të gjitha sukseseve tona, ju faleminderit sëbashku ne, mburret KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat