Çfarë kanë të përbashkët Saraçini e Gjinovci?

Hendboll

Çfarë kanë të përbashkët Saraçini e Gjinovci?

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 11:51
Çfarë kanë të përbashkët Saraçini e Gjinovci?

Dy njerëz apo dy shtylla të fuqishme të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, president e Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm. 

Në opinionin sportiv raportohet se Federata e Hendbollit e Kosovës, nuk mbahet mend kur është zgjeruar më shumë me zyre dhe me administratë, ku secili mundohet ta kryejë punën profesionale.

Çfarë kanë të përbashkët Saraçini e Gjinovci apo ndonjë lidhshmëri?

Që të dytë janë me të merituarit që FHK-ja me 20 shtator të vitit 2014 u pranua me të drejta të plota në EHF! E bënë punën e madhe të lobimit dhe ia arritën qëllimin atëkohë, që FHK të jetë federata e 50-të me të drejta të plota.

Raportohet se numrin 50 e duan shumë në komunitetin e hendbollit, për faktin se kur u pranuan u bën anëtar i 50-të dhe kjo është një simbolik në vete!

E dyta, si Saraçini dhe si Gjinovci, ka kohë e kohë që janë me hendbollin dhe sakrifikuan shumë, sidomos një kohë ishin edhe në krye të klubit Prishtina (meshkujt). 
Personalitete që kanë vizion dhe do të ishte e udhës që të botojnë monografinë: Kosova, anëtari i 50-të i EHF-it! 

Dy emra që kudo që shkojnë kanë respektin. 
Edhe një veçori që kanë ngjashmëri Saraçini dhe Gjinovci, pothuajse e veshin të një garderobë, si setrën si këmishën dhe kjo i bën shumë të dukshëm në takimet zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat