Kampioni aktual nuk tregoi mëshirë për Prizrenin

Hendboll

Kampioni aktual nuk tregoi mëshirë për Prizrenin

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 11:03
Kampioni aktual nuk tregoi mëshirë për Prizrenin

Kampioni aktual, Besa Famgas e ka fituar edhe ndeshjen e 13-të rresht në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën në Prizren, Besa e Pejës fitoi ndaj Prizrenit me rezultat 40:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:11 për pejanët. Besa Famgas udhëheq në tabelë me 26 pikë derisa Prizreni është i teti me 7 pikë. Ndeshjet tjera të javës së 13-të janë luajtur të shtunën.

Y. Muqolli me 9 gola ishte më efikasi te Besa. Nga pesë gola i shënuan E. Gjuka e K. Jupa. Te Prizreni, 7 gola i shënoi A. Spahija.

Prizreni – Besa Famgas 17:40 (11:17)

Prizreni: Etemi, Koro, Mehmeti 3, Spahija 7, Leka 2, Topalli, Thaqi, O. Krasniqi, A. Krasniqi 2, Skenderi 2, Gashi 1, Ahmetaj, Bytyqi, Buqaj, D. Bytyqi, Thaqi.

Besa Famgas: Mehmeti 1, J. Muqolli 4, Prce 3, Y. Muqolli 9, Luzha, Visoka 3, Gjuka 5, Idrizi 4, Kukrika 1, Tahirukaj 3, Ramosaj 1, Jupa 5, Thaqi, Mushkolaj 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat