Në vitin 1992 shkuan në Shqipëri dhe e bën nervoz pushtuesin serb, Petrova publikon çfarë u shkrua atëkohë 

Hendboll

Në vitin 1992 shkuan në Shqipëri dhe e bën nervoz pushtuesin serb, Petrova publikon çfarë u shkrua atëkohë 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:42
Ahmet Petrova

Ahmet Hysenaj-Petrova, e ruan me fanatizëm gazetën sportive “Sporti Shqiptar” që botohej atëkohë në Tiranë. Petrova sa herë që e hap kuletën e ka këtë gazetë dhe e ruan si sytë e ballit sikur ta kishte dashuri të parë, për takimin e parë me vëllezërit tanë, me SK Tiranën dhe Elbasanin në hendboll *meshkujt).  

Image

Me 18 dhjetor 1992, "Sporti Shqiptar"

“Kampionët shqiptarë të Kastriotit të Ferizajt...”, kështu ishte titulli i “Sporti Shqiptar”, me 18 dhjetor të vitit 1992.

Dy ndeshje të hendbollit u luajtën në atëkohë dhe pushtuesin serb e kishte bërë shumë nervoz.

Cilët ishin lojtarët që udhëtuan e luajtën në Shqipëri? A. Shala, A. Rudari, F. Ferati, Xh. Selmanaj, Xh. Morina. M. Bilsimi, F. Ramadani, R. Asllani, N. Zaskoku, B. Qerimi, S. Çerkini. Trajnerë Ismet Jupa, mjeku Xh Reçica. 

“Në përbërje të grupit ishte edhe gjyqtari i kategorisë së parë F. Parllaku”, shkruan mes të tjera kjo gazetë. President i KH Kastriotit të Ferizajt, zoti Ahmet Hysenaj kështu ishte shprehur mes të tjerash atëkohë: “Në kishim ditë që e prisnim me padurim këtë ditë fatlume. Për ne kjo do të mbetet historike...”.

“Në përbërje të grupit sportiv nga Kosova ishte edhe zoti Haki Baftiu, trajner i Vjosës së Shtimes, që është formuar në vitin 1968”, shkruante ajo gazetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat