Italia, kundërshtarja e parë e Kosovës në fazën fillestare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2021

Hendboll

Italia, kundërshtarja e parë e Kosovës në fazën fillestare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2021

Më: 7 janar 2020 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Me 10 Janar, gjegjësisht këtë të premte, hendbollistët kosovarë do ta zhvillojnë sfidën e parë të fazës së parë kualifikuese për kampionatin botëror të vitit 2021.

Pas dy miqësoreve me Kuvajtin, të zhvilluara në palestrën “Mizahir Isma” të Rahovecit, të dielën dhe të hënën që i lamë pas, kombëtarja “kaltër e verdhë” udhëton drejt Beneventos, aty ku e pret Italia.

Në arenën “Pala Tedeschi”, të përzgjedhurit e selektorit Taip Ramadani udhëtojnë për rezultat pozitiv, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Më poshtë edhe postimi i plotë i shtëpisë numër një të hendbollit kosovar në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat