Kokollari akuzon: “Lavdi” injorantit Lulzim Abazi

Hendboll

Kokollari akuzon: “Lavdi” injorantit Lulzim Abazi

Nga: K. G. Më: 8 janar 2020 Në ora: 10:52
Kokollari akuzon: “Lavdi” injorantit Lulzim Abazi

Lulzim Abazi, ish kryetar i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), në një reagim ditë më parë, e quajti dështak e “i ikur” Gëzim Kokollarin, ky i fundit një kohë ka qenë po ashtu kryetar në klub. Përplasja mes tyre nuk ka fund. Kokollari ia kthyen ashpër Abazit, madje duke e quajtur edhe injorant!

“”Fukaraja fiket e s’koritet”. “Lavdi” injorantit Lulzim Abazi. Një përgjigje për profiterin dhe “politikanin” Abazi. Pavarësisht që asnjëherë nuk kam marrë leje të ndërtimit e as s’kam ndërtuar pa leje si kusht për financimin e klubit.

Pavarësisht që nuk e kam punësuar as edhe një familjarë të vetëm,
Pavarësisht që në udhëtimet e klubit për të luajtur jashtë vendit nuk e kam shitur asnjë vizë.

Image

Përkundrazi kam sakrifikuar që nga të ardhurat e familjes sime i kam mbuluar pagat dhe shpenzimet tjera të klubit.

Zotëri Abazi e sheh edhe sportin si biznes, pra që të përfitoje financiarisht, e në momentin kur nuk i ka pasur përfitimet financiare e ka braktisur klubin si formë proteste duke i lënë lojtarët në rrugë dhe pa paga.

Unë kam mbaruar mandatin tim si kryetar dhe klubin e kam lënë pa asnjë obligim ndaj lojtarëve.

Turpi nuk e mbyt askënd, mirëpo duhet të jesh tejet i pafytyrë t’i braktisësh lojtarët në mes të sezonit dhe të dëshpërosh shumë tifoze ferizajas.

“I ikuri Kokollari” nuk po të pengon që të investosh ne klub dhe ta zhvillosh atë, mirëpo duket se ankesat janë sindrom i kësaj qeverisje.

‘Lavdia” qoftë mbi këtë injorantin Lulzim Abazi.

Ky e të tjerët si ky, humbjet i numërojnë si fitore dhe shtrembërimin e fakteve e konsiderojnë sukses. Ky është identiteti i komunikimit qeverisës. Por, lojtarët janë ata që e përballojnë mbi supet e tyre edhe këtë naiv.
Formulë e re e panjohur kjo për hendbollin ferizajas dhe për ndërgjegjen sportive. Hendbolli ka nevojë për trajtim sportiv e institucional. Akuzat ndaj meje nuk i ndihmojnë sanimit të kësaj gjendje katastrofike, pos që ndihmojnë përshpejtimin e saj drejt greminës.
Të fala bashkëmendimtarëve të këtij legjendari, nga “dështaku” e “i ikuri”.
“Lavdi " injorantit Lulzim Abazi”, shkruan Kokollari në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat