Ky është shqiptari i vetëm nga Kosova që ka luajtur për Cërvena Zvezdën e Beogradit dhe Barcelonën!

Hendboll

Ky është shqiptari i vetëm nga Kosova që ka luajtur për Cërvena Zvezdën e Beogradit dhe Barcelonën!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2020 Në ora: 12:04
Petrit Fejzullahu është ulur dhe i parafundit, i dyti në të djathtë

Shfletimi i historisë sportive qet në sipërfaqe shumë gjëra interesante dhe edhe të habitshme për shumëkënd, sidomos për gjeneratën e re. 

Sa e sa herë është thënë se në Cërvena Zvezdë të Beogradit, klubi më i urryer në Ballkan, nuk ka luajtur kurrë asnjë shqiptar dhe nuk kanë pranuar kurrë shqiptar në mesin e tyre. Klubi famëkeq dhe gjithmonë me qëndrime kundër shqiptarëve, që ka edhe tifozët "Delijja", tifozët me huliganë. 

Kështu nuk qëndron, në klubin nacionalist, ka luajtur një shqiptar dhe ka qenë hendbollist i dëshmuar, madje edhe reprezentues i ish Jugosllavisë.  

Image

Fejzullahu, në fillim të viteve të 70-ta (1970-1976) ka luajtur për Zvezdën dhe pastaj edhe në vitet e 80-ta (1980-1982 e 1985-1986) dhe po ashtu edhe për Barcelonën (1982-1985).

Është Petrit Fejzullahu nga Kosova.

Image

Fejzullahu, ish hendbollist i njohur, është i vetmi shqiptar që ka luajtur për klubin e Zvezdës. 

Image

Siç raportohet, Fejzullahu sot jeton në Spanjë, me prejardhje nga Dardana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat