Ramadani: Kosova synon kualifikimin në raundin eliminator

Hendboll

Ramadani: Kosova synon kualifikimin në raundin eliminator

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2020 Në ora: 18:26
Taip Ramadani

Kombëtarja e Kosovës është para sprovave shumë të rëndësishme në kuadër të grupit 3 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2021 në hendboll (meshkujt).

Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, tha se janë të gatshëm për sfidën me Italinë, Rumaninë dhe Gjeorgjinë, duke shpresuar se do të nxjerrin rezultat pozitiv. Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë te kombëtarja jonë, e cila me optimizëm e presin sfidën e parë me Italinë, që do të luhet të premten (me 10 janar, e premte) nga ora 20:00 në palestrën “Pala Tedeschi” në Benevento të Italisë.

Italia në përbërje ka vëllezërit nga Kosova, Ardian e Endrit Iballi. Njëjtë si Kosova, Italia e synon vendin e parë në grup për të kaluar tutje. Me 11 janar Kosova (18.00) ndeshet me Rumaninë dhe të dielën e 12 janarit (16.00) sfidohet nga Gjeorgjia. Kosova ka luajtur dy ndeshje kontrolluese me Kuvajtin në Rahovec, të parën e ka humb me 22:14 dhe në të dytën barazuan me rezultat 21:21.

 Ramadani mendon se këto ndeshje kontrolluese ishin një test i mirë për të pa formën e secilit lojtar.

“Bota sot”: A mendoni se takimet me Kuvajtin ishin një test i mirë dhe për çfarë iu shërbeu më shumë para sfidave të mëdha?
Taib Ramadani:
Takimet me Kuvajtin kanë qenë raste të shkëlqyeshme pasi që kaluan 6 muaj nga loja e fundit e ekipit dhe tani kemi një përbërje të ndryshme.  Kuvajti deri diku luan sisteme të ngjashme të sulmit me Italinë. Te dy ekipet luajnë rreth bekave anësor për gjuajtje nga distanca dhe në kombinime me pivota. Ndërsa me mbrojtjen e tyre ofensive patëm rastin t’i provojmë lojtarët në raste të ndryshme sulmi dhe sidomos aftësinë e tyre në duele.

“Bota sot”: Me 10 janar ndesheni me Italinë, sa keni mundur ta studioni, ku është rreziku më i madh?

Taip Ramadani: Italia i ka dy pika jashtëzakonisht të fuqishme dhe  nëse ne mundemi t’i sfidojmë në këto dy aspekte. Kemi rast të mirë për fitore. E para, është gjuajtjet nga distanca dhe e dyta, faza e parë e sulmit. Ato luajnë me nisje të shpejta gati çdo herë, kur fitojnë topin edhe kur pësojnë gol.  Gjithashtu kanë mbrojtje solide por kemi vërejtur dobësi që mundemi t’i shfrytëzojmë nëse luajmë mençur. Për ne fitorja kundër Italisë është më e rëndësishmja, pasi që kjo ka mundësi me ndërruar në tërësi kampionatin. Ne shkojmë në Itali me synime të qarta. Ne synojmë kualifikimin në raundin eliminator dhe për këtë jemi të gjithë të përkushtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat