Kokollari dhe Abazi nuk lanë gjë pa i thënë njëri –tjetrit! A duhet të ndërhyjë Gjinovci?

Hendboll

Kokollari dhe Abazi nuk lanë gjë pa i thënë njëri –tjetrit! A duhet të ndërhyjë Gjinovci?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2020 Në ora: 19:47
Lulzim Abazi

Nuk lanë gjë pa i thënë njëri -tjetrit në aspektin sportiv, madje edhe i tejkaluan kufijtë pa pikë nevoje.  

Lulzim Abazi dhe Gëzim Kokollari, që të dytë ish kryetarët e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkuj), pas përplasjeve me deklarata njëri me tjetrin, fatmirësisht zgjodhën heshtjen dhe duket se e kuptuan se gabuan! 

Akuza që bënë ndaj njëri - tjetrit duket se e fiken njëherë e përgjithmonë edhe dashurinë sportive për njërin tjetrin, që edhe politikisht janë të pozicionuar kundër njëri – tjetrit!

Pavarësisht se cilës parti i takojnë, në sport nuk ka vend për politikë!

Abazi dhe Kokollari do të ishte mirë që të ulen në një tavolinë dhe ta qerasin njëri – tjetrin me kafe, t’i tejkalojnë hasmëritë sportive.

Image

Gëzim Kokollari

Sigurisht se e kuptuan gabimin apo jo që u gjuajtën pa nevojë me lloj lloj etiketimesh!

A mos vallë se duhet edhe ndërhyrja e Izet Gjinovcit, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, që t'i qetësojë "të acaruarit" dhe t'i pajtojë të lartpërmendurit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat