Reagon Izeti, ka dy fjalë për Kokollarin dhe Abazin

Hendboll

Reagon Izeti, ka dy fjalë për Kokollarin dhe Abazin

Nga: K. G. Më: 10 janar 2020 Në ora: 15:47
Reagon Izeti, ka dy fjalë për Kokollarin dhe Abazin

Zhvillimet e fundit në klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), po përcillen me vëmendje, posaçërisht edhe përplasjet mes ish kryetarëve të klubit Lulzim Abazit dhe Gëzim Kokollarit. Ish drejtori i klubit Izet Rushiti reagon përmes një postimi: “Se është për të ardhur keq, kur përzihen interesat politike me sportin, gjegjësisht me Hendbollin Ferizajas, vërtet është keq!

Këtë me siguri nuk e dëshirojnë sportdashësit e hendbollit ferizajas.

Shumë respekt për juve z. Gëzim Kokollari dhe Lulzim Abazi.
Nëse në ndërtimin e një kalaje bëhesh pjesëmarrës edhe me vendosjes e vetëm të një guri, atëherë je një kontribues dhe mirënjohës.

Ju z. Gëzim keni udhëheq Klubin e Hendbollit " KASTRIOTI" për një sezon. Keni dhënë një kontribut të vlerësuar, sepse është një sakrificë bukur e madhe të jesh ne krye të klubit me ato shumë obligime dhe me një detyrë krejt vullnetare.
Por, ta mohosh punën, angazhimin, sukseset dhe kontributin e Lulzim Abazit në klubin e Hendbollit "KASTRIOTI" të Ferizajt, për shumë vite pas lufte, vërtet është e tepërt, por është edhe shumë jo korrekte.

Ju lutem merruni në Asamble me politikë, por lene klubin jashtë politike. Nëse mundeni me kontribu përsëri ne Klubin kontriboni, sepse vërtet është në gjendje të rëndë.
Këtë që po e shkruaj kuptone me një dashamirësi që kam për juve por më shumë ndaj klubit me emër të madh "KASTRIOTI" dhe simpatizuesit e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat