Kosova – Italia, rezultat i shkëlqyeshëm për “Dardanët” - Bota Sot
Kosova – Italia, rezultat i shkëlqyeshëm për “Dardanët”

Hendboll

Kosova – Italia, rezultat i shkëlqyeshëm për “Dardanët”

Më: 10 janar 2020 Në ora: 22:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kosova e ka nisur mjaft mirë aventurën për kualifikim në Kampionatin Botëror të Hendbollit.

Në ndeshjen e parë, Përfaqësuesja jonë ka barazuar me mikpritësen e turneut, Italinë, me rezultat 26:26, ndërsa edhe pjesa e parë ishte e barabartë dhe përfundoi me shifrat 11:11.

Pas një luftë të pakompromis deri në sekondën e fundit, kemi barazuar me Italinë nikoqire, në Benevento. Drilon Tahirukaj ka shënuar golin e barazimit në sekondën e fundit. Të gjithë kanë dhënë maksimumin për pikën e parë në kualifikime të Botërorit. Barazimi dramatik është festuar nga lojtarët tanë, që dhanë shembull si luftohet për ngjyrat e shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat