Kosova-Rumania, ky është rezultati përfundimtar

Hendboll

Kosova-Rumania, ky është rezultati përfundimtar

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2020 Në ora: 19:34
Kosova-Rumania, ky është rezultati përfundimtar

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje të thellë me rezultat 32:21 nga Rumania, në takimin e dytë të grupit 3 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2021 në hendboll.

Në takimin që u zhvillua në Benevento të Italisë, Kosova nuk ia doli me rumunët, ngase këta të fundit ishin shumë më të mirë, të cilët edhe në pjesën e parë avancuan me 15:7. Rumania shënoi fitore më të lehtë se sa ka pritur.  

Pas barazimi 26:26 me Italinë, Kosova kësaj radhe nuk tregoi lojën e një nate më parë.

Rumania prinë në grup me katër pikë, kurse Kosova është në pozitën e tretë me 1 dhe nuk ka as një gjasë për kualifikim. Nesër në orën 16.00 Kosova do të zhvillojë takimin e fundit, me Gjeorgjinë.

"Kosova ka luajtur pa kapitenin dhe organizatorin e lojës, Valon Dedaj që ishte i sëmurë. Edhe lojtarë tjerë të Kosovës janë prekur në ditët e fundit nga gripi.
Në lojën tonë ka pasur dobësi si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, ndonëse angazhimi dhe dëshira nuk ka munguar në asnjë moment.
Tani Kombëtarja e ka edhe një ndeshje, të dielen ndaj Gjeorgjisë, me shpresë për përfundim pozitiv të këtij turneu kualifikues", thuhet nga FHK.

Kosova - Rumania 21:32 (7:15)

Kosova: Jupa 2, Fetahu 2, Dedaj, Gërbeshi, Ahmeti 4, Dre. Tahirukaj, Terziqi 3, Beshiri, Abdullahi, Prekazi, Quni, Dri. Tahirukaj 2, Berisha, Ramosaj, Gegaj 1, Gjuka 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat