Kur zgjohet Edi Kolgeci, dridhen të tjerët!

Hendboll

Kur zgjohet Edi Kolgeci, dridhen të tjerët!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2020 Në ora: 19:43
Kolgeci në mes me përforcime

Besa Famgas nga Peja dhe Prishtina, gjithsesi se do të janë dy skuadra që do të shtyhen deri në fund fyt për fyti, se cila do të shpallet kampion i Kosovës.

Skuadra pejane, kampione në fuqi dhe kampione vjeshtore,  është më e organizuara në vendin tonë, shembull për të tjerët, por tani ndjen presionin edhe nga Prishtina, pasi që bëri dy përforcime me hendbollistë me përvojë Ben Syla e Rron Ramadani nga Kastrioti i Ferizajt.

Presidenti i Prishtinës, Edi Kolgeci, më në fund zgjohet dhe godet me këto përforcime, duke shkaktuar edhe dridhje të ekipet tjera, sidomos te Besa, e cila nuk mund të rrijë komode!

Goditjet e para të Prishtinës, fal presidenti të saj Edi Kolgeci, ia kthejnë buzëqeshjen kryetrajnerit Taib Kabashit, i cili ka përvjelur mëngët për të luftuar për titull dhe për Kupën e Kosovës.

Kolgeci është njeriu që i ka dhënë shpirt Prishtinës, që besa ka shpëtuar edhe ligën me fytyrë, për faktin se e vetmja skuadër që i rrinë karshi Besës dhe i bën edhe rivalitet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat