Ahmet Petrova kryetar i ri i KH Kastriotit, rikthehet njeriu i titujve!

Hendboll

Ahmet Petrova kryetar i ri i KH Kastriotit, rikthehet njeriu i titujve!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:22

Ahmet Hysenaj është kryetar i ri i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt).

Në krye të klubit rikthehet njeriu i titujve. Petrova i ka prirë Kastriotit edhe në vitet e pavarësimit të sportit të Kosovës, ku e kishte fituar titullin e parë dhe Kupën e parë të Republikës së Kosovës. Po ashtu edhe pas luftës është kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës me klubin që sot e mori sërish!

Petrova me vite ka udhëhequr edhe femrat e Kastriotit dhe kishte fituar tituj! Fakti tjetër është se Petrova ka qenë kryetar i Borcit (KH Kastrioti) në ligën e parë ish jugosllave (1988).

Image

Rikthimi i tij shpëton klubin nga falimentimi, kur kihet parasysh se gjatë vjeshtës ishte rënë përtokë.

Me Petrovën pritet të rikthehet shkëlqimi i klubit me renome. Petrova zotohet se do të bëjë çfarë është më e mira.

Ai sot në një takim me kryetarin e Komunës Agim Aliun dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, arriti marrëveshjen që ta merr klubin më të madh në vendin tonë në hendboll. Aliu shprehu mirënjohje për Petrovën për punën, sakrificën që ka bërë vite me radhë dhe që sërish vendosi të rikthehet në klubin me renome.

Petrova tani do të bëjë kryesi të fuqishme, një klub me lojtarë cilësorë dhe të luftojnë për trofe si gjithmonë. Kastrioti aktuliasht renditet në vend të katërt me 28 pikë të mbledhura gjatë stinorit vjeshtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat