Tahirukaj: Me Kreuzlingen synojmë Superligën e Zvicrës

Hendboll

Tahirukaj: Me Kreuzlingen synojmë Superligën e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2020 Në ora: 11:54
Tahirukaj: Me Kreuzlingen synojmë Superligën e Zvicrës

Në botën perëndimore luajnë disa hendbollistë dhe me sukses. Ish hendbollisti i Besa Famgas nga Peja, Drenit Tahirukaj, luan me sukses në petkun e skuadrës zvicerane Kreuzlingen.

Tahirukaj është edhe pjesë e kombëtares së Kosovës, ndërsa sa i përket skuadrës zvicerane është jashtëzakonisht i kënaqur me kushtet dhe punën në stërvitje. “Në Kreuzlingen përgatitjet shkojnë shumë mirë. Kemi filluar menjëherë përgatitjet pas kthimit nga kombëtarja dhe ato po shkojnë shumë mirë. E kemi zhvilluar një miqësore menjëherë kundër kombëtares zvicerane U-20.

Kushtet janë mjaft të mira, jam shumë i kënaqur e me gjithçka këtu në Zvicër”, tha Tahirukaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Kreuzlingen ka një ekip të mirë dhe me synime të mëdha. “Synimet janë që të shpallemi kampion dhe të inkuadrohemi në Superligën e Zvicrës”, shpreh optimizmin reprezentuesi i Kosovës. Sa është vështirë të luash në Zvicër?

“Të them të drejtën, në fillim ka qenë mjaft e vështirë të ambientohem me ekipin, me njerëzit e me gjithçka por që me kalimin e kohës jam mësuar dhe tash ndihem si në shtëpinë time”, përgjigjen Tahirukaj. Hendbollisti shprehet se kanë arritur një sukses të mirë në grupin 3 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2021, ku zunë pozitën e dytë me 3 pikë të mbledhura.  

“Me kombëtare kemi arrit sukses të madh ndoshta edhe më të madhin që nga paraqitja jonë e parë si kombëtare. Mendoj se do të ketë kësi përformancash edhe në të ardhmen dhe të çojmë kombëtaren sa ma lart në ranglistën botërore pse jo”, përfundoi Tahirukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat