Kur Izeti luante nëpër filma e mbështillej me fasha, sot ka post të madh në Kosovë

Hendboll

Kur Izeti luante nëpër filma e mbështillej me fasha, sot ka post të madh në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2020 Në ora: 11:26
Kur Izeti luante nëpër filma e mbështillej me fasha, sot ka post të madh në Kosovë

Kur njeriu lind, e ka një dhunti nga Zoti! Ata që nuk e njohin personalitetin e Izet Gjinovcit, duhet ta din se ai nuk ka qenë vetëm sportist përkatësisht hendbollist, por edhe si pjesëmarrës nëpër filma. Ai ka luajtur disa role në drama e filma, madje edhe i ka pasur hije dhe thonë se ka qenë i shkëlqyeshëm.

Dy foto po i paraqesim të Gjinovcit, nga Premiera e Dramës së Nysret Sinmnicës-Shulit, në vitin 1985 në amfiteatrin, që në atëkohë quhej ish “Boro – Ramizi”!

Shihet Gjinovci me dorën që ka të lidhur apo të mbështjellë me fashë! Vërtet fotot tregojnë se i ka pasur hije sepse edhe pamjen e ka pasur të nivelit të madh të një aktorit të kohës së tij. Sot është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit t Kosovës, një post i madh.

Image

Njeriu i sakrificës dhe që dha shumë mjete, qindra mijëra marka në periudhën 1991-1999 për të mbajtur gjallë hendbollin dhe sportin e Kosovës, duke i rezistuar Serbisë pushtuese.  

Ata që nuk e njohin, duhet të kenë kujdes sepse Gjinovci nuk e ka problem edhe sot të luajë filma për faktin se është një aktor i kohës së viteve të 80-ta. Është njeriu që dha shumë për sport por edhe i takon botës së aktrimit.  Gjinovci njeriu që dha shumë për Kosovën dhe po jep ende kontribut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat