Spanja kampion i ri i Evropës

Hendboll

Spanja kampion i ri i Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2020 Në ora: 18:12
Spanja kampion i ri i Evropës

Kombëtarja e Spanjës është kampion i ri i Evropës. Në një finale drithëruese Spanja e mposhti me rezultat 22:20 (12:11) Kroacinë, e cila u zhvillua në palestrën "Tele2 Arena" në Stokholm të Suedisë.

Si pjesa e parë po ashtu edhe e dyta ishin me rivalitet të madh, por spanjollët ia dolën. Kroacia e pafat, ndërsa spanjollët ishin më të vëmendshëm në çastet e fundit kur ngadhënjyen. Hendbollisti Gomez është me efikasi te Spanja, me gjithsej pesë gola ndërsa te kroatët Duvnjak u veçua me 5 gola.

Në periudhën e parë kroatët ishin  në epërsi edhe me tri gola (7:10), por kjo u shkri deri në fund të kësaj periudhe kur spanjollët shkuan në pushim me 12:11.

Në minutën e 58-të u barazua rezultati 20:20 por spanjollët u treguan me efektiv në dy minutat e fundit, duke triumfuar dhe fituan medaljen e artë, ndërsa Kroacia u stolis me të argjendtën.

Norvegjia e ka fituar medaljen e bronztë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat