Istogut i rikthehet bukuroshja nga një shtet interesant, i jep shije dhe që ta djeg tokën...

Hendboll

Istogut i rikthehet bukuroshja nga një shtet interesant, i jep shije dhe që ta djeg tokën...

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2020 Në ora: 11:35
Istogu i rikthehet bukuroshja nga një shtet interesant, i jep shije...

Punojnë me zell të shtuar, me synime që të jenë të gatshme për pjesën e dytë të kampionatit, në luftë për mbrojtjen e trofeve: titullin dhe kupën e Kosovës.  

Istogut i rikthehet prej hendbollisteve më të mira, Keta Venetsky nga Gjeorgjia dhe zotohet se do të jap atomin e fundit.

Rikthehet në një klub që ka një kryetrajner të vyeshëm si Faruk Shala dhe që u ka krijuar kushte që askush nuk i ka në elitën tonë.  

Image

Venetsky ka qenë e lënduar para një kohe dhe i mungoi shumë klubit më të organizuar në vendin tonë, ndërsa rikthimi i saj ka gëzuar të gjithë në qytet dhe i ka dhënë shije këtij vendi ose siç thonë me lojë ta djeg tokën. 

Njihet edhe si bukuroshja e hendbollit e cila së bashku me Tina Hetemin, Natalia Milatoviqin e Albina Rugovën, do ta bartin peshën mbi supe dhe që janë lojtare që mund t’i sjellin suksesin e radhës kolektivit. Lojtare me plotkuptimin e fjalës, me disa talente luftëtare të mëdhenj dhe që luftojnë me zemër për ngjyrat e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat